Flet për herë të parë kandidati i pavarur që fitoi pa asnjë ditë fushatë
Kandidati për kryetar i pavarur Refki Suma nuk zhgënjeu përsëri duke fituar zgjedhjet edhe pse kishte përballë partitë politike. Madje ai nuk bëri asnjë ditë fushatë dhe mundi të dilte i pari në këto zgjedhje.

E për këtë Suma i ka falenderuar të gjithë me anë të një postimi në Facebook:

Të nderuar qytetarë të komunësHanitElezit, shokë, miq e dashamirë

Dua që së pari t’i falënderoj të gjithë qytetarët e komunësHanitElezit që morën pjesë në këto zgjedhje dhe që u kujdesën që këto zgjedhje të shkojnë si është më së miri, të jenë të qeta dhe demokratike.

Në pamundësi që të ju falënderohem të gjithëve një nga një për urimet me rastin e rizgjedhjes sime për Kryetarë të KomunësHanitElezit, shfrytëzojë këtë rast që të ju falënderohem për mbështetjen përkrahjen dhe respektin e treguar ndaj meje.

Zotohem se me besimin e dhënë dhe përkrahjen nga ju do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si Kryetar i Komunës me nder e besnikëri, në mënyrë që të sigurojmë kushte për një jetë sa më të mirë dhe zhvillim ekonomik
Shtuar më 24/10/2017, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori