Përfundimi i numërimit të votave në Poliçan ka sjellë edhe
incidente. Në këtë bashki ka fituar Partia Socialiste me kandidatin Adriatik Zotkaj. Simpatizantë të PS, LSI e PD kanë pasur grindje dhe zënka duke shkaktuar katër të lënduar lehtë.
Militantë të PS-së nisën menjëherë të mërkurën festimet në qytet për fitoren e së majtës, por militantë të PD-së e LSI-së kanë kërkuar ndërprerjen e festimeve gjë që ka çuar deri në konfliktim mes tyre.
Është dashur ndërhyrja e policë që situata të stabilizohej. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2011,
ora 16:34