Epoka, Universitet model për Shqipërinë dhe Rajonin
Albeu.com
Universiteti Epoka, një vazhdimësi e suksesit të Kolegjeve Turke, është renditur si Universiteti numër një në Shqipëri për vitin 2012 sipas “Webometrics”, një rankim ndërkombëtar i publikuar nga “Cybermetrics Lab”, pjesë e “Këshillit Kombëtar Kërkimor Spanjoll” me seli në Madrid. Arritja vjen pas një tjetër suksesi në renditjen e 4ICU (renditje e Universiteteve dhe Kolegjeve në mbarë botën), ku Epoka printe sërish listën e Shqipërisë.
Sistemi i rankimit të “Cybermetrics” mat sesa i pranishëm është një universitet me domeinin e vet të internetit, nën-faqet e pasura, artikujt shkencorë, etj.

Hipoteza qendrore e kësaj përqasjeje është se prania në web është një tregues i besueshëm i performancës dhe prestigjit të një institucioni akademik, dhe si rrjedhojë është një mënyrë e tërthortë për të matur sesa e realizojnë universitetet misionin e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe kontribuimit për shoqërinë. Renditja ka për qëllim edhe të ndihmojë studentët ndërkombëtarë dhe stafin akademik të kuptojnë se ç’vend zë një Universitet në një vend të huaj.

Afro 22.000 universitete në botë janë studiuar dhe përfshirë në këtë listë dhe ajo kryesohet si zakonisht nga universitetet më të njohura të SHBA: MIT, Harvard, Berkeley dhe Stanford.

Kjo renditje rikonfirmon faktin se Universiteti Epoka krahas pozicionimit si Universitet elitar në Shqipëri, po fiton edhe njohje ndërkombëtare.
Njëherazi renditja reflekton më së miri përpjekjet e Universitetit për të pasur mësimdhënie dhe hulumtim shkencor të klasit botëror.

Universiteti më Ndërkombëtar në Shqipëri
Në të njëjtën kohë, Epoka është universiteti kryesor në Shqipëri për tërheqjen e studentëve ndërkombëtarë. Epoka ka 122 studentë të huaj, mes të cilëve nga Turqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe Bullgaria. Prirja po ashtu tregon një rritje në larminë e programeve të studimit.

Drejtuesit më të lartë të Universitetit konfirmojnë faktin se Universiteti po rritet me shpejtësi si në numër ashtu dhe në cilësi. Të qenit Universiteti më ndërkombëtar në Shqipëri është më shumë se një arritje e thjeshtë, dhe kjo është më shumë se vetëm një rezultat i suksesshëm i përpjekjeve të stafit akademik dhe administrativ. Këto përmirësime të vazhdueshme janë hapa të mëtejshëm drejt qëllimit fisnik për të krijuar një mjedis akademik, të përshtatshem për Shekullin XXI.

Memorandumet e Bashkëpunimit dhe Antarësimet
Universiteti Epoka është i vetmi Universitet shqiptar i antarësuar ne GEDC (Këshilli Botëror i Dekanëve të Inxhinerisë) dhe në Kongresin Botëror të Universiteteve (World Universities Congress).

Sot, studentë dhe staf nga 15 vende studiojnë dhe punojnë në Universitet, ndërkohë që programi i shkëmbimit të studentëve bën të mundur që ata të transferohen një ose dy semestra, në me shumë se 40 Universitetet në të gjithe botën, me të cilat Epoka ka nënshkruar Memorandume Bashkëpunimi.

Diploma të Dyfishta dhe Studime Ndërdisiplinore
Cilësia dhe kriteret e forta të pranimit, i kanë mundësuar Universitetit të ofrojë mundësi unike për studime ndërdisiplinore dhe Diploma të Dyfishta.
Epoka dhe Leeds Metropolitan University (LMU) në Mbretërinë e Bashkuar, kanë nënshkruar një Memorandum për bashkëpunim që parashikon ofrimin e Diplomave te Dyfishta për të gjithë studentët në Departamentet e Administrim-Biznesit, Ekonomisë, Financë-Bankës, Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe në Informatikë Biznes.

Shkencë dhe Kulturë
Universiteti Epoka shquhet si institucioni që kryeson hulumtimet shkencore në Shqipëri. Gjatë vitit akademik 2010-2011 akademikët e Universitetit kanë botuar 120 artikuj në revista të rëndësishme shkencore ndërkombëtare.
Kjo gjë i ofron studentëve mundësi të pashembullta për të mësuar dhe per t’u mbikqyrur nga shumë prej akademikëve më të mirë në vend.

Shtuar kësaj edhe peizashin e mrekullueshëm dhe gjelbërimin që rrethon Kampusin Universitar, kombinuar me pasurinë shumë-kulturore që sjellin studentët e shumtë të huaj, e bëjnë Epokën një vend ideal për të studiuar.

* Autori është Drejtor i Zyrës së Marrëdhënieve me Median dhe Publikun dhe lektor në Universitetin Epoka
Shtuar më 07/02/2012, ora 16:19
Tage:

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori