Përfshihet nga flakët mali në Gjirin e Lalzit, nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Një vatër zjarri raportohet të jetë shkaktuar në një mal në zonën e Gjirit të Lalzit.

Nga pamjet e siguruara nga Albeu.com, shihet se ka nisur menjëherë ndërhyrja nga ajri për të vënë nën kontroll flakët.

Shtëllunga e tymit është afruar në bregune detit duke shqetësuar edhe pushuesit e shumtë./albeu.com


Shtuar 2.08.2022 15:47