Besa Shahini: Mbajtja e maskës në shkollë do të jetë e detyrueshme

Ky vit shkollor do të jetë ndryshe nga cdo herë tjetër për shkak të pandemisë.

Kështu mbajtja e maskës në shkollë do të jetë e detyrueshme me nisjen e vitit shkollor në datë 14 shtator.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Arsimit Besa Shahini e cila e cilëson këtë masë si të vetmen mënyrë për mbrojtjen nga koronavirusi.

Ajo ka sjellë si shembull edhe mesazhin sensibilizues të nxënësve Servete Maçi në Tiranë.

“Mbajtja e maskës është e detyrueshme, sepse kjo është e vetmja mënyrë se si ne të mbrojmë veten dhe të tjerët.

Gjithsesi, këtë më mirë e sqarojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë nëpërmjet kësaj videoje”, shkruan Shahini.


Shtuar 1.09.2020 08:39