"Zvicra bën presion mbi një nënë beqare", Loredana rrëfen periudhën më të vështirë (VIDEO)
Loredana u zhduk papritur nga rrjetet sociale dhe pas këtij vendimi pati një arsye të fortë. Reperja ka përgatitur një album të ri me titullin Medusa, me të cilin pritet të bëjë bujë të madhe.

Loredana ka publikuar së fundmi intron e albumit, që duket se është një nga pjesët më të rëndësishme dhe të fuqishme të tij. Reperja ka treguar se intro flet për 18 muajt e fundit të jetës së saj dhe gjithë teksti tregon shumë për të.

“Doja të thosha diçka, por nuk më lejohej të thosha asgjë. Kjo fjali nuk është thjesht një rresht, por përshkrimi i jetës sime në 18 muajt e fundit. Dëgjoni muzikën dhe do kuptoni histornë time”, ka shkruar Loredana në një postim në Instagram.

Në intron e Medusas, Loredana shprehet se u bë pjesë e gjithë titujve të gazetave dhe me siguri ajo e ka fjalën për historinë e mashtrimit me çiftin zviceran që shkaktoi bujë të madhe. Reperja thotë se shteti zviceran i ka ushtruar shumë presion, pavarësisht se është një nënë beqare.

“Shtypi: “Loredana” në faqen e parë/ Ju nuk mund të bëni asgjë, por drejtoni gishtin drejt meje/ Isha gati të paguaja borxhet e tij/ Por Zvicra bën presion mbi një nënë që është vetëm/ Përsëri presion mbi presion mbi presion/ Ankthet më marrin frymën/ Dhe përsëri ata po kërkojnë një arsye/ Por ata nuk do të më thyejnë kaq shpejt”, shprehet Loredana në këngë.

Reperja shton se gjthë Zvicra është kundër saj, por ajo është një nga artistet më të suksesshme atje. Brenda 9 orësh nga publikimi kënga ka marrë mbi 200 mijë klikime dhe komente të shumta nga fansa të saj që e mbështesin dhe nga ata që shprehen se Loredana po e përdor këtë projekt për t’u viktimizuar.
Shtuar më 22/09/2020, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori