Zonja e Parë polake vë në siklet presidentin Trump (VIDEO)
Mesa duket presidentin amerikan e ndjek fati i keq sa herë që niset në turne.

Kësaj radhe atij i ka mbetur sërish dora në ajër, teksa një tjetër grua e ka vënë në pozitë të pakëndshme në udhëtimin e tij më të fundit jashtë vendit - por të paktën këtë herë gruaja e tij s'është përgjegjëse.

Pasi më parë Melania Trump ia kishte shtyrë dorën në udhëtimin e tij të parë në Evropë dhe në Lindjen e Mesme, Presidenti amerikan është vënë përsëri në pozitë, nga Zonja e Çarë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda.

Donald dhe Melania Trump ndodheshin me homologët e tyre, kur erdhi koha për një shtrëngim duarsh Kornahuser-Duda e shmangu Donaldin dhe shkoi drejt te Melania.

Si rezultat i kësaj, Presidentit amerikan i mbeti sërish dora në ajër. /albeu.com/

Shtuar më 06/07/2017, ora 21:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori