Zjarri në Shkodër, reagojnë zjarrfikësit: Erdhëm për 8 minuta, shpëtuam 8 shtëpi (VIDEO)
Një zjarr i rënë në Shkodër pasditen e djeshme i ka marrë jetën një të moshuari dhe familjarët kanë hedhur akuza ndaj zjarrfikësve, sipas të cilëve ata kanë mbërritur vonë në vendin e ngjarjes.

Një zjarr I madh ditën e djeshme shkrumboi një banesë si dhe i mori jetën një të moshuari që gjendej vetëm në shtëpi.

Pas ngjarjes familjarët kanë hedhur akuza ndaj zjarrëfikësve sepse sipas tyre kanë mbërritur me vonesë në vendin e ngjarjes.

Mëngjesin e sotëm shërbimi i Zjarrfikëses së Shkodrës ka reaguar për zjarrin e rënë mbrëmë në shtëpinë e familjes Hoxha në Shkodës.

Për media ka folur komandanti i shërbimit zjarrfikës, Muhamet Smajli.

“Vonesa që përflitet është shpifje pasi në kemi mbërritur në vendngjarje për 8 minuta. Janë shpëtuar familjaret e tjerë dhe 8 banesa të tjera qe rrezikoheshin të digjeshin”, -ka thënë Smajli për median./albeu.com/

Shtuar më 11/03/2017, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori