Zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën e ngecur mes dy mureve (VIDEO)
Përmes videos së mësipërme ju do të shikoni momentin se si zjarrfikësit heronj, të cilët punuan pa u lodhur derisa shpëtuan një fëmijë që kishte ngecur në një hapësirë të vogël mes dy mureve.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë, ku fëmija 6 vjeç nuk lëvizte dot. Sipas mediave vendase, pasi punuan mbi një orë, zjarrfikësit e shpëtuan vogëlushin.

Ata i thanë që të mos lëvizte e të mos qante, pasi ishin aty për ta shpëtuar. Ndërkohë e ëma mundohej që ta qetësonte, duke i thënë se ai do dilte nga aty. Pasi zjarrfikësit e shpëtuan, 6-vjeçari u dërgua në spital, por doli pak më vonë pasi nuk kishte probleme. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2016, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori