Zjarr në Australi, 12 shtëpi në flakë (VIDEO)
Një zjarr që ka përfshirë shkurre të tëra në jug të Australisë ka djegur 12 shtëpi, ndërsa raportohet se janë dëmtuar edhe 20 shtëpi të tjera.

Sipas gazetës Sydney Herald, 22 zjarrfikës janë lënduar, ndersa dhe një automjet zjarrfikës është dëmtuar gjatë operacionit të lokalizimit të zjarrit.

Në fikjen e zjarrit janë angazhuar mbi 400 zjarrfikës, 80 kamionë dhe 14 fluturake.

Zjarre të ngjashme kanë përfshirë edhe shtetin federal Victoria.

Australia çdo vit përballet me zjarre nëpër pyje, ndërsa aktivistët thonë se kjo ndodh për shkak të ngrohjes globale./albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori