Kurti mbledh kabinetin qeveritar sot, pritet të japë detaje mbi dialogun me Vuçiç

Gati një javë pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri Albin Kurti do të flasë sot për dialogun në Bruksel. Kështu ka paralajmëruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Qeveria mban mbledhjen e radhës nga orë 11:00 dhe në fillim të saj është planifikuar që Kurti të flasë për takimin me Vuçiqin.

“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë”, ka thënë Kryeziu.

Vuçiq të dielën dha versionin e tij për takimin, ndërsa Kurti deri tani nuk ka folur fare.

Sipas Vuçiqit, Kurti kishte shtruar 6 pikat e tij për marrëveshjen përfundimtare, ndërsa tha se për targat kishte refuzuar kthimin e atyre me “KS” në vend të “RKS”.


Shtuar 24.08.2022 08:32