Zhvillohet një test i ri me laser për të zbuluar meningjitin bakterial (VIDEO LAJM)
Shkencëtarët në Universitetin e
Strathclyde kanë arritur te zhvillojnë një
test të ri për të shpejtuar diagnozën e meningjitit
bakterial.
Testi përdor “nanoparticles” dhe laser për gjurmimin e më shumë se një bakteri në një kohë të caktuar, dhe kështu i hap rrugën një trajtimi të ri për këtë sëmundje, pasi nëse nuk kapet në kohë
meningjiti bakterial mund të çojë në helmim të gjakut dhe në dëmtimin e pariparueshëm të trurit.
Meningjiti bakterial kryesisht prek fëmijët nën moshën pesë vjeçare.
Hulumtuesit e Universitetit
Strathclyde janë shprehur se
testi i tyre mund të aplikohet për çdo lloj patogjeni që përmban ADN, si kërpudhat apo viruset.
Detajet e testit të ri, janë botuar në revistën “Chemical Science”. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2014,
ora 12:43