Arsyeja për ndërprerjen e
seancës së KSHZ-së ka qenë
zhurmat e mëdha dhe shpërthime të shpeshta të fishekzjarrëve tek dritaret e KSHZ-së.
Turma e protestueve që ishte mbledhur para selisë së KSZH-së, ka hedhur fishekzjarre vazhdimisht duke bërë të pamundur edhe mbajtjen e diskutimit për ankesat e LSDM-së.
KSHZ-ja për ankesën e fundit të LSDM-së do të diskutojë nesër në seancën e planifikuar për në ora 11.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski tha se shtyhet seanca më qëllim që të përgatiten të gjitha vendimet në mënyrë që mund të dorëzohen. /albeu.com/
Shtuar më 16/12/2016,
ora 21:58