Zhurma e tërmetit të Japonisë (VIDEO)
Me 11 mars të vitit të kaluar Japonia u trondit nga tërmeti 9 ballësh i cili u pasua nga tsunami shkatërrues. Shkenctarët e Universitetit Georgia Tech, të cilët u morrën me analizimin e këtij fenomeni, kanë arritur që valët sismike të krijuara gjatë tërmetit t'i kthejnë në zëra të dëgjueshëm nga njeriu, njofton Portali Albeu.com.

Si rezultat i këtij punimi, ata kanë publikuar një regjistrim 37 sekondësh i përshpejtuar për 100 herë. Regjistrimet janë bërë nga zona bregdetare mes Tokyo-s dhe Fukushima-s.

Në fillim dëgjohet zhurma e tërmetit 9 ballësh ndërsa më pas edhe tërmetet më të vogla që pasuan. /albeu.com/


Shikoni videon:

Shtuar më 09/03/2012, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori