Kush e vrau 22-vjeçaren keniane? Telefonata pas ngjarjes, si i mori shoqja e Joyt kodet: Më jep paswordin e telefonit, e kërkon policia

Vdekja e 22-vjeçares keniane në Tiranë mbetet ende mister. Rrethanat në të cilat Joy Ayoko humbi jetën ngrejnë shumë pikëpyetje dhe dyshime.

22-vjeçarja u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë vitin e kaluar.

Që atëherë keniania ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik. Ajo ndodhej në banesë me 5 persona, katër prej të cilëve ishin shqiptarë.

Mes 22-vjeçares dhe personave ka ndodhur një sherr dhe më pas ata e kanë dhunuar barbarisht dhe e kanë hedhur nga ballkoni i katit të dytë.

Por edhe pse kanë kaluar disa muaj nga kjo ngjarje e rëndë, ende nuk ka asnjë emër konkret të dyshuarish nga autoritetet.

E gjithë ngjarja është zhvilluar nga ora 03:30 minuta deri në orën 06:30 kur në banesë mbërriti shoqja e dhomës së Xhoit, Emili Mutua.
Çfarë roli ka Emili në këtë histori, shoqja e dhomës së Xhoit, e cila u kthye nga puna mëngjesin e 13 gushtit dhe nuk e gjeti Xhoin në banesë? Përse më pas ajo i kërkoi shoqes së ngushtë të Xhoit pasëordet e dy telefonave të saj? Joy Brenda shoqja e 22-vjeçares konfirmon faktin se Emili i ka marrë pasëordet e telefonave te Joyt.

“Është e vërtetë që Emili më ka telefonuar dhe më ka kërkuar passwordin e telefonave të Xhoit.

Më telefonoi e më tha se pranë saj ishte policia dhe se kërkonin të dinin passëordet e Xhoit, sigurisht nëse i kisha. Ne përdornim të njëjtin passëord me Xhoin dhe ia dhashë policisë, në mënyrë që të ndihmoja në hetim sepse bisedat janë në telefon dhe policia mund të shikojë çdo person me të cilin bisedonte Xhoi, raporton gazetari Igli Celmeta.

Kështu që isha e vetëdijshme që do të ndihmoja në hetimin e ngjarjes. Nuk më kujtohet data e saktë apo dita që ma kërkuan pasëordin sepse ka kaluar pothuajse një vit, por Emili më tha që ishte me policinë dhe se policia po kërkonte fjalëkalimin e telefonit. Pasi dhashë kodin, nuk kam biseduar më me Emilinë në lidhje me ngjarjen.

Nuk e kam pyetur kurrë Emilinë në lidhje me këtë ose nëse di diçka. Ne nuk kemi folur kurrë për Xhoin”, ka deklaruar Joy Brenda, shoqja e 21-vjeçares që u vra.

Pyetja që lind është çfarë kërkonte të shihte Emili në telefonat e Xhoit apo çfarë donte të fshinte nga dy telefonat? A është e vërtetë që Emili i kërkoi pasëordet e telefonave të Xhoit në prani të policisë në orën 1 të natës së 15 gushtit kur bëri edhe denoncimin për zhdukjen e shoqes së saj të dhomës? Përse policia duhet t’i kërkonte Emilisë të telefononte Xhoi Brendën për të marrë kodin e telefonave të Xhoit, kur kjo është një procedurë që policia mund ta bënte vetë?

Neës24 ka informacione se Emili i ka kërkuar Xhoi Brendës pasëordet e telefonave te Xhoi Ayokos para se të shkonte në polici dhe të bënte kallëzim, madje mund të tregojmë edhe pasëordin me të cilin u hap telefoni i Xhoit, ai ishte 14 78 52.

Pra, vetë shoqja e Xhoit, Xhoi Brenda vërtetoi se Emili i mori kodet e telefonave të Xhoit. Por edhe nëna e Xhoit, Ruth Abongo më parë shpjegoi se si veproi Emili, duke hedhur dyshime të forta si bashkëpunëtore në fshehjen e provave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 12.04.2023 15:22