“Kam nënën e verbër dhe djalin në shkollë”, Gjykata refuzon sërish Alma Kaçin, nuk i ndryshon masën e sigurisë

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për masë më të butë sigurie ndaj Alma Kaçin, 40 vjeçaren që u përfshi në skandalin seksual me ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin.

Ajo kërkoi ndryshim mase nga  “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtarja Flora Haradinaj.

Kaçi po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit aktiv ndërsa kërkoi hetim në gjendje të lirë.

Kujtojmë se, Alma K. dhe Safet Gjici u arrestuan më 24 qersho 2023 pasi akuzohen për korrupsion. Në një video të publikuar në media, Alma K. dhe Safet Gjici kryejnë marrëdhënie seksuale brenda zyrës së Kryetarit të Bashkisë Kukës, e më pas flasin për favorizim në një tender për sterizilimin e qenve.

Dalja e videos në media çoi në dorëheqjen e Gjicit, e më pas në reagimin e Prokurorisë së Posaccme që urdhëroi arrest me burg për ish-Kryetarin e Bashkisë akuzuar për “korrupsion pasiv” dhe arrest shtëpie për Alma Kaccin e akuzuar për “korrupsion aktiv”.