LIVE/ Nis shorti i Champions League, ndiqeni direkt këtu

Edhe pak minuta na ndajnë nga nisja e shortit të Champions League, që do të hidhet në Stamboll në orën 18:00.

Për ta parë LIVE shortin klikoni linkun KËTU dhe  KËTU.

Për shkak të Kupës së Botës në një kohë të pazakonte, faza e grupeve të Champions do të përfundojë më 2 nëntor.

Secili nga 32 klubet pjesëmarrëse e fillon kompeticionin me 15.64 milionë euro si “bonus” startues. Shumë të cilës mund t’i shtohen 2.8 milionë për fitore dhe 930 mijë euro për barazimin në fazën e grupeve.

Klubet që arrijnë në 1/16 do të marrin 9.6 milionë e kështu me radhë: 10.6 milionë për çerekfinalet, 12.5 milionë më shumë për gjysmëfinalet dhe 15.5 milionë për finalen. Klubi kampion do të fitojë edhe 4.5 milionë të tjera, plus 3.5 milionë për pjesëmarrjen në Superkupën e Europës dhe 1 milion shtesë në këtë event./albeu.com

 


Shtuar 25.08.2022 18:13