Zgjedhjet e parakohshme, epilogu i vetëm i zgjidhjes së krizës (VIDEO)
Analistët politikë, Imer Mushkolaj dhe Naim Rashiti, shprehen se zgjedhjet e parakohshme do të ishin epilogu i vetëm i zgjidhjes së krizës politike në vend.

Sipas tyre, zgjedhjet në këtë klimë ku tensionet mes partive politike janë të mëdha vetëm sa do të shtonin gjasat që siguria në vend do të ishte e paparashikueshme.

Rruga që vendi të shkojë në zgjedhje sipas tyre do të duhej bërë me një marrëveshje mes të gjitha partive politike.

Mushkolaj e Rashiti në INFO BOX të RTV Dukagjinit kanë vlerësuar se inatet personale të të gjithë liderëve të partive politike në vend janë qa të mëdha saqë kanë vlerësuar se pa ndërhyrjen e ndërkombëtareve nuk do të ketë tejkalim të situatës aktuale.

Analisti Imer Mushkolaj tha se ndërkombëtarët do të intervenojnë në zgjidhen e krizës por që këtë, sipas tij do ta bëjnë vetëm atëherë kur ata vlerësojnë se është momenti i fundit për të ndërhyrë.

Sipas tij, liderët e partive politike më shumë kanë vullnet për të krijuar kriza, sesa për t`i zgjidhur ato.

Mushkolaj ka thënë se zgjedhja e Hashim Thaçit president, vetëm sa do ta thellojë krizën aktuale, ndërsa Naim Rashiti ka thënë se, bazuar në informatat që posedon, koalicioni PDK- LDK tashmë i ka të sigurta numrat që e bëjnë shefin e PDK të parin e vendit.

Lista e përbashkët e partive opozitare sipas tyre mund të jetë e mundshme, duke vlerësuar se sikur opozita të mos përdorte koktej molotovi e gaz lotsjellës, në zgjedhje te ardhshme nacionale do të fitonte më shumë në përqindje.

Këta dy analistë kanë folur edhe për 8 vjetorin e shtetësisë së Kosovës duke thënë se shteti është në ndërtim e sipër por që duhet punë dhe sakrifica të mëdha në kompletimin e tij. /abeu.com/
Shtuar më 11/02/2016, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori