Është mbyllur
kulla e Parisit për turistë ngaqë punëtorët kanë pasur një mosmarrëveshje me
menaxherët.
Gjithë ky problem është bërë rreth një vendimi për të caktuar ashensorë të veçantë për vizitorët me
bileta të rezervuara dhe ata që i blejnë në vend.
Aktualisht
kulla mund të pranojë vetëm gjysmën e vizitorëve që kanë rezervuar
biletat e tyre nëpërmjet internetit.
Punonjësit thonë se ndryshimet kanë rezultuar në radhët e gjata që mund të zgjasin deri në tre orë për ata që presin të paguajnë për
bileta në vend, si dhe deri në një orë për ata që kanë rezervuar
biletat në mënyrë elektronike.
Shtuar më 03/08/2018,
ora 08:56