Zeka: Politikanët shqiptarë të pangopur me para dhe seks (VIDEO)

Milaim Zeka Ndegjoje se qfar thotPer Rugove Per THaqin . po edhe Per Veton Surrojin po edhe per do Aty qe kan qen

Posted by Fytyrat Publike on 2015-11-02
Milaim Zeka
Gazetari nga Kosova, Milaim Zeka, po trondit opinionin publik me deklaratën e tij të fundit. Ai theksoi se është i zhgënjyer me gjithë shokët e tij të luftës.

Kritikat i adreson ndaj PDK-së së Hashim Thaçit duke pyetur se si është e mundur që krahu i luftës së UÇK-së së Kosovës të manipulojë me opinionin, madje të mos jenë të ngopur nga milionat që marrin nga tenderat e ndryshme nga keqpërdorimi i pushtetit si dhe të keqpërdorin femrat shqiptare në mënyrën më brutale.

"Nuk e kam besu, se ish shokët e mij të krahut të luftës, absolutisht janë të pangopur në dy gjëra, në pare dhe seks", ka deklaruar Zeka në emisionin "Komiteti", të drejtuar nga Berat Buzhala.

Ndryshe, shqetësimi i njejtë është evident edhe në Maqedoni, thonë disa nga komentuesit e rrjeteve sociale.

Nga ana tjetër Zeka foli edhe për presionin që iu bënë pushteti mediave në Kosovë. Sipas tij mediat kontrollohen nga partitë politike për shkak se nga ata financohen.

"Një gazetë e pa mbështetur nga një parti politike, e ka të pamundur thuajse ekzistencën e vet", ka deklaruar Zeka.

Ndryshe, ekspertët thonë se rasti është i ngjajshëm edhe në Maqedoni. Në "bombat" e Zaevit u dëshmua se Televizionet Sitel dhe Kanal 5 marin miliona euro nga reklamat e Qeverisë së kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Madje ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov bënte planin e lajmeve në Televizionin Sitell së bashku me Dragan Pavllovic Llatas.

Poashtu edhe kryeministri, Nikolla Gruevski dëgjohej se ndan 600 mijë euro për një emision dokumentar maqedonas vetëm si shkak që të këta para të derdhen në një xhiro-llogari të një mediumi të afërt me pushtetin. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2015, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori