Zeka: Kam prova se si është montuar rasti "Monstra" (VIDEO)
Duke folur mbi rastin "Monstra", gazetari Milaim Zeka deklaroi se, ka fotografi qe tregojne se si janë sjellë trupat e pajetë të të rinjëve në vendin e ngjarjes.

"Kam fotografi të makinës me ngjyrë të kuqe, që është bërë vrasja, kam informacion se si janë sjellë fëmijët e vrarë tek vendi i ngjarjes e që skanë qenë fare të vrarë aty", deklaroi Milaim Zeka në emision "Rruga e Re".

Ai shtoi se, të gjitha këto informacione dhe dëshmi gjithashtu i posedojnë edhe shërbimet intelegjente perëndimore, shërbimi intelegjent i Kosovës por edhe ai amerikan.

Sipas Zekës, ndërkombëtarët e dijnë mjaft mirë se ky rast është montuar nga shërbimet e Gruevskit.

"Këtë e them me bindje apsolute dhe për këtë jam i gatshëm të dëshmojë edhe para gjyqit", shtoi gazetari i njohur nga Kosova. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2016, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori