Kryeredaktori i gazetës “Cumhuriyet”, Can Dundar si dhe një tjetër përfaqësues i kësaj të përditshme, Erdem Gul, janë arrestuar nga
policia turke nën akuzën për spiunazh dhe tradhti.
Arrestimi ka ardhur disa mua pas publikimit nga kjo gazetë të disa pamjeve filmike ku dukeshin armët për të cilat gazeta pretendonte se dërgoheshin në
Siri nga Shërbimet Sekrete të Turqisë.
Sipas raportit të publikuar në muajin maj nga e përditshmja "Cumhuriyet", shkruhej se Organizata Kombëtare për Inteligjencë e Turqisë (MIT) kontrabandonte armë me kamionë drejt Sirisë dhe këto kamionë ishin ndaluar dhe bastisur nga
Policia, ndërsa fotografitë e aksionit ishin publikuar nga kjo gazetë.
Menjëherë pas publikimit të raportit, qeveria turke u mbrojt duke thënë se kamionët mbanin ndihma për pakicën turkmene në
Siri ndërsa Presidenti Erdogan ngriti edhe nja padi kundër kësaj të përditshme, duke thënë se “ky dokument është një akt spiunazhi. Kushdo që e shkroi këtë histori do të paguajë një çmim të rëndë”.
Ndërkohë gazetari an Dundar ishte përgjigjur kështu pyetjes se përse kishin publikuar këtë dekomunet: “Ata na pyesin se pse e publikuam këtë histori. Historia e gazetarisë është e mbushur me shembuj të shumtë të tillë si si ‘Watergate’ apo ‘Wikileaks’. Kjo është për të mirën e përbashkët, për ta nxjerrë atë në dritë”, pati deklaruar Dundar.
Arrestimet e gazetarëve në Turqi në dy vitet e fundit është bërë një përditshmëri ndërsa Turqia renditet e 149-a në mesin e 180 vendeve në
raportin “Indeksi i Lirisë së Shtypit në Botë”.
Nëse dy gazetarët e arrestuar do të shpallen fajtorë, ata rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2015,
ora 09:47