Zbulohet super laboratori i kokainës në Spanjë, mes të arrestuarve ka shqiptarë (VIDEO)
Pëlqej
Policia spanjolle ka mundur që të zbulojë një super laborator të madh kokaine në Valencia të El Puig.

Sipas asaj që raportohet në mediat vendase ky laborator ishte ndër më të mëdhenjtë në Europë dhe në të janë sekuestruar plotë 3 ton kokainë.

Laboratori ruhej 24 orë nga një grup maroken, por polica ia ka dalë që ti arrstojë të 11 personat.

Sipas të dhënave të arrestuarit ishin të kombësive të ndryshme si spanjollë, kolumbianë dhe shqiptarë të cilët dyshohet se janë pjesë e një bande të sofistikuar kriminale, të cilët përdorën kontenierë të transportit për të fshehur mallin e tyre.

Po ashtu në këtë laborator janë sekuestruar rreth 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve, katër makina, një furgon, një motor, një revolver 6mm me një kuti me 47 fishekë, pajisje kompjuterike, telefona si dhe para kesh.

Kjo organizatë kriminale kishte si qëllim përfundimtar prokurimin dhe shpërndarjen e drogës, për të cilën kishte një strukturë të madhe biznesi që ishte përgjegjëse për importimin e kontejnerëve detarë të kontaminuar me kernel palmë, një produkt me të cilin ata maskuan drogën me qëllim që të kapërcejnë lehtë Doganat dhe kontrollet sanitare. /albeu.com./
Shtuar më 21/01/2019, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori