Dalin pamjet se sa keq e pritën Sekretarin Amerikan Mattis në Maqedoni (VIDEO)
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Shkup. Teksa zyrtari i lartë amerikan po zbriste në aeroport, përgatitjet e protokollit shtetëror ishin shumë të vonuara. Madje, stafi nuk kishte shtruar ende tapetin e kuq.

Duke zbritur nga aeroplani, sekretari amerikan Mattis u pengua nga ushtarët të cilët vendosnin tapetin e kuq, ndërsa përballë gjeti Shekrinskën dhe ambasadorin Jess Baily duke vrapuar për ta pritur.

Por, ky nuk është rasti i parë. Ditë më parë-siç shkruan "Alsat"- delegacioni i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati u gjet në Kuvendin e Maqedonisë thuajse në një udhëkryq, pa u pritur nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi.


Shtuar më 18/09/2018, ora 08:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori