“Do të t’i sjellë Visi dhe ty dy paketa në burg”, Rama: E kam lënë cigaren shyqyr!

Kryeministri Edi Rama replikon shumë shpesh me komentuesit në Facebook. Një qytetar i shkruan se Ramës se do të përfundojë në burg për shkak të aferës së inceneratorëve dhe se “Visi” do t’i çojë dy paketa siç ia çoi ish-ministrit të tij, Saimir Tahirit ditën që u dënua me burg.

“Inceneritoret te bejne te fala zoti kryeminister. SPAK ka shkruajtur te zezen mbi te bardhe. Ato 2 paketat e cigareve, do ti sjelli dhe ty Viso”, shkruan komentuesi.

Rama i kthehet duke i thënë që të mos ia qajë hallin sepse e ka lënë cigaren, ndërsa shton se nuk ka çfarë u bën disave që i bien fyllit në vrimën e gabuar.

“Mua mos ma qaj hallin se edhe e kam lene cigaren shyqyr, po disave qe nuk duan te marrin vesh nuk ke asnje menyre se si t’i ndihmosh qe te mos behen qesharake, duke i rene fyellit ne vrimen e gabuar”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 26.02.2022 22:27

Tags: