Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Zbulohen detaje nga darka sekrete, çfarë “këshillash” i dha Fatos Nano kryeministrit Rama (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së Fatos Nanos, kur u shpreh mbrëmë pas takimit të përbashkët se situata aktuale politike nuk është çështje timoni, por destinacioni”.

Rama në një takim me sipërmarrës në Golem tha se Nano pati shumë të drejtë me këtë deklaratë, pasi ai në fund të fundit është shofer me eksperiencë.

“Fatosi pati të drejtë mbrëmë kur tha se nuk është çeshtje timoni, por destinacioni. Ai është dhe shofer i sporovuar, i ka të gjithë ingredientët e nevojshëm të ekspriencës dhe teknikës së dhënies së makinës, për të kuptuar se ky nuk është qëllim në vetvete”, u shpreh Rama, fjalë me të cilat preferoi të mbyllte dhe takimin në Kavajë. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2017, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori