Muriqi pas shënimit të golit: Do të vazhdojmë të punojmë për më të mirën

Lojtari kosovar, Vedat Muriqi, u shpreh i lumtur pas shënimit të golit në ndeshjen debutuese, ku u tregua i saktë nga pika e bardhë, për t’ia dhënë epërsinë Mallorcas përballë Cadiz.

“Jam shumë i lumtur sepse sot fituam në shtëpi dhe kontribuova për ekipin tim. Ne do të vazhdojmë të punojmë për më të mirën”, shkroi Muriqi në Twitter.

Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Mallorcan, pasi e largon nga zona e rrezikshme, dhe është fitorja e parë pas pesë javëve.


Shtuar 6.02.2022 08:43

Tags: