Zaev dënon sulmin ndaj Todorovit: Ajo që ndodhi është e palejueshme (VIDEO)
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pasi mori detyrën nga Emil Dimitriev, foli para gazetarëve për tema të ndryshme.

I pyetur nëse ka zhvillime të reja për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski, Zaevi tha se nuk ka informacione, por se do të mundohet që në afat sa më të shkurtë ta shkarkojë Zvërlevskin.

Kryeministri Zaev është pyetur edhe për sulmin e sotëm ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov, ku tha se e dënon sulmin e tillë dhe se autori do të merr dënimin.

“Unë e dënoj mënyrën e tillë. Nuk i di detajet, Spasovski më informoi se bëhet fjalë për person fizik. Nuk i dijmë detajet për ngjarjet, por dënoj mënyrën e tillë. Më vjen mirë që Nikolla Todorov është i sigurt dhe shëndoshë”, tha Zaevi. /albeu.com/


Shtuar më 01/06/2017, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori