Zaev: “24 dhjetori” do të kujtohet si dita kur Gruevski shkeli demokracinë (VIDEO)
"Po e kthejmë lumturinë në vend askush nuk mund të na ndal. Vullneti i qytetarëve do të jetë vendimtar. 24 dhjetori do të mbahet mend si ditë kur Gruevski shkeli demokracinë, dita kur me dhunë nga Kuvendi u larguan deputetët e opozitës dhe mediat. Ata edhe sot ikin nga e vërteta. Vazhdojnë ta përsërisin të njëjtën. LSDM do ta lë në histori pushtetin e VMRO-DPMNE-së".

Keshtu tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, me rastin e "24 dhjetorit" e njohur ndryshe si "e hëna e zezë".

Sot mbushen tre vite nga ajo ditë, kur deputetët e opozitës dhe gazetarët u larguan me forcë nga salla e Kuvendit, me qëllim që deputetët e shumicës të votonin buxhetin për vitin 2013-të.

E gjithë kjo solli krizën politike, e cila përfundoi me pjesëmarrje të gjithë partive politike në zgjedhjet lokale ndërsa më pas u formua Komisioni Anketues, anëtarët e të cilit konfirmuan se në atë ditë është shkelur Kushtetuta e Maqedonisë. /albeu.com/

Deklarata e sotme e Zoran Zaev:



Ngjarjet e 24 dhjetorit 2012:

Shtuar më 24/12/2015, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori