I riu merr para makinën e policisë në Mitrovicën e Veriut, plagosen tre efektivët

Tre efektiv të policisë në Kosovë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në Mitrovicën e Veriut.

Ngjarja ka ndodhur pranë një kryqëzimi në veri të Mitrovicës, ku një i ri që udhëtonte me shpejtësi nuk ka respektuar rregullat e kodit rrugor dhe hyri me shpejtësi të madhe, duke përplasur makinën e efektivëve në detyrë.

Shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin ka pësuar gjithashtu lëndime, teksa të gjithë të plagosurit kanë dalë nga spitali pas trajtimit të nevojshëm.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU/Mitrovicë Veri 17.04.2023-20:50. I dyshuari mashkull kosovar  derisa ishte duke drejtuar automjetin me të arritur në udhëkryq, duke mos respektuar shenjën ‘Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi’ dhe shenjën ‘stop’, ka goditur veturën zyrtare të Policisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre zyrtarë policorë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin janë njoftuar  institucionet kompetente.


Shtuar 18.04.2023 12:11