Xhaferaj: Rama, kryeministri më i keq që kemi patur (VIDEO)
Partia Demokratike e Durrësit po bëhet gati për protestën e 16 shkurtit.

Në kuadër të takimeve me qytetarët si edhe organizimit për këtë protestë, kreu i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj ishte në lagjen 17 të qytetit i shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashi.

Gjatë fjalës së tij, Xhaferaj tha se aktualisht shqiptarët po përballen me qeverinë më të keqe që kanë patur ndonjëherë gjatë pluralizmit politik.

"Edhe në vitin 1997 shqiptarët nuk kanë menduar të ikin masivisht sa po mendojnë tani", tha Xhaferaj duke shtuar se është siguria që i jep vjedhja dhe blerja e votës që e bën Ramën dhe të tijtë kaq arrogantë ndaj qytetarëve dhe raportit me pushtetin. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2019, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori