Xhaferaj nga Sukthi: Qeveria braktisi banorët pas tërmetit, nga 4 500 bonuse qiraje janë dhënë vetë 950
Kanë kaluar dy muaj tashmë nga tërmeti i 26 nëntorit, por sipas demokratëve të Durrësit banorët gjenden ende mes shtëpive të shkatërruara dhe braktisjen e qeverisë.

Kryedemokrati Ferdinand Xhaferaj tha nga Sukthi se deri më tani janë miratuar 4 500 bonus qeraje, ndërsa janë dhënë vetëm 950, kurse pjesa tjetër e banorëve kanë mbetur pa strehë mbi kokë.

"Këtu brenda territorit të Bashkisë së Durrësit nuk ka rendësi se ku je. Mund të jesh në qendër të Sukthit, Ishëm, në Manzë, në lagjen nr.1 apo nr.18 ajo që i bën bashkë të gjitha këto është braktisja dhe papërgjegjshmëria e qeverisë.

Janë më shumë se 4 500 kërkesa të aprovuara për bonues qeraje, kjo do të tghotë se 4 500 familje e kanë shtëpinë e dëmtuar rëndë. Deri sot më 24 janar janë aprovuar 950 bonus qeraje, kjod o të thotë se në çdo 10 familje që e kanë shtëpinë e dëmtuar, vetëm dy marrin bnues qeraje, pjesa tjetër janë të braktisur", tha Xhaferaj duke shtuar se i kanë ofruar qeverisë ekspertizë për të bërë verifikimin e dëmeve dhe gjetjen e parave për rindërtimin, por janë refuzuar prej saj.

"Menjëherë pas tragjedisë, Rama në mbledhjene dytë tha se deri në 16 dhjetor do kishim evidencën e parë. Kaloi 16 dhjetori, edhe 16 janari, qeveria jo vetëm nuk ka filluar të punojë, por ende nuk ka perceptuar se çfarë duhet të bëjë", tha Xhaferaj.



Shtuar më 24/01/2020, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori