Vuçiç nuk e di se kush është kryeministri aktual i Maqedonisë (VIDEO)
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një interviste pë një televizion serb, ka shpjeguar gjendjen momentale të Maqedonisë, duke vënë theksin, sipas tij se, nuk dihet se kush është dhe çfarë emri ka kryeministri i Maqedonisë.

Por, ai ka thënë se as vetë qytetarët e Serbisë nuk e dinë.

"Kush është sot kryeministër? Nuk dihet. Nuk e dinë as edhe qytetarët", thotë Vuçiç.

Videoja është e shoqëruar edhe me anketën e qytetarëve serb ku shihet se një pjesë e tyre nuk e dinë se kush është sot kryeministër i Maqedonisë dhe se asnjëri nuk ka dëgjuar për Emill Dimitriev i cili momentalisht është duke e udhëhequr qeverinë më shumë se një vit. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori