Kryeministri
serb ka qenë në "London School of Economics" duke mbajtur një fjalim, kur ka ndodhur një
incident.
Në një
video të shpërndarë në You Tube, shihet një person që e akuzon Vuçiçin se ka kërcënuar dikur me vrasje.
Sipas mediave serbe, personi që ndërhyri gjatë fjalimit të Vuçiqit quhet Nikola
Sanduloviq, i cili është prezantuar si president i Partisë Republikane të Serbisë dhe këshilltar i ish-kryeministrit të vrarë
serb, Zoran Gjingjiq.
Sanduloviq, bashkë me avokaten e tij që ishte ulur pranë tij, ka provuar të polemizojë me Vuçiqin derisa në dorë mbante një CD.
“Ne kemi incizime të disa policëve. Zotëri Vuçiq i ka dërguar disa policë në shtëpinë e këtij personi [Sanduloviqit] dhe i kanë thënë atij se nëse nuk i ndalon aktivitetet tua politike, atëherë do të vriteni. I kemi dëshmitë në këtë CD”, ka thënë avokatja e tij, ndërsa ka kërkuar që CD-ja të lëshohet për publikun menjëherë, raporton Koha.net.
Por, se ky
incident është ndërprerë nga organizatori, duke thënë se ja në mbledhur jo për këtë çështje, por për të diskutuar çështje aktuale të tjera./albeu.com/
Shtuar më 28/10/2014,
ora 09:44