Pse refuzon ofertën e Alibeajt? Berisha: Nuk negocioj me pengje, kjo do të jetë pranvera e ndryshimit të madh

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon konferencën e përjavshme me gazetarët.

Ai u shpreh se kjo do të jetë pranvera e ndryshimit të madh, pavarësisht emërimit të opozitës nga ana e kryeministrit Rama.

I pyetur se pse nuk pranon ofertën e Enkelejd Alibeajt që kandidatët e primareve të bashkohen me të në zgjedhjet lokale, Berisha tha se nuk bën negociata me pengjet, siç ai cilëson Alibeajn.

Kujtojmë se kryetari i komanduar i partisë demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje kandidatëve të dalë nga procesi i primareve të Sali Berishës që të futen në garën elektorale të 14 majit nën siglën zyrtare të PD-së.

“Kupa u derdh me vendimin për të emëruar opozitën Alibasaha brava dhe me këtë start, siguroj shqiptarët se kjo do jetë pranvera e ndryshimit të madh. Ju e dini se veprimet e Edi Ramës ishin veprime inextremis. Të njeriut të tmerruar, që rryma po e çon drejt McGonigalit dhe që përpiqet që të kapet në fije bari si brava dhe Ali-Basha. Tjetër është morali i Edi Ramës dhe pengjeve të tij dhe tjetër është morali i shqiptarëve. Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri se me pengje nuk negociohet kurrë. Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë. Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Ramës do mund të bëjnë pazar me ne, zbatojnë porositë e Ramës”, tha Berisha.

/AlbEu.com/


Shtuar 10.03.2023 12:31