Banorët e Hasanbegut janë të pakënaqur nga vlerësimi i
dëmeve që shkaktuan vërshimet e 6 gushtit.
"Afro 7 mijë
euro kam aparaturë shumica është e dëmtuar po një pjesë të tyre e kom shpëtuar.
Jam duke e ndërtuar një derë për shtëpinë time kurse murin e shtëpisë që ishte e dëmtuar nuk ma kanë vlerësuar shtëpia është e dëmtuar në gjitha anët nuk është e vlerësuar.
Deri tani më kanë dhënë 2300
euro kurse nga ajo shumë kam ndërtuar
vetëm murrin e shtëpisë 500
euro i kam harxhuar në spital, ato të holla që më kanë mbetur jam duke i përdorur për ushqim tani jam duke ndenjur tek një kushëri", ka thënë Xhemal Gashi, shtëpia e të cilit u përmbyt nga vërshimet.
Me të njëjtënpakënaqësi janë përballur edhe Fatmir Qamili, i cili bashkë me familjen jeton në një konvikt studentor.
Ai thotë se ka kompesnimi që ka marrë ka qenë
vetëm simbolik, edhe pse shtëpia ku ka jetuar prej vitesh pothuajse i është rrënuar e tëra, transmeton "TV21".
"Unë kamë marr
vetëm 500
euro edhe atë sigurimin që ka qenë
vetëm 13 mijë denarë përndryshe tjetër nuk kam marr asgjë, për vlerësimin sa e dijë unë ka qenë 100% që donë të thotë se nuk ka vend për banim këtu të holla të tjera nuk kamë marr përveç atyre|, ka thënë Qamili.
Lidhur dëmshpërblimet në Hasanbeg, institucionet kanë mohuar të japin një përgjigje për kompensimin e
dëmeve.
Qeveria në tetor miratoi vendimin për dëmshpërblimin e të gjitha
dëmeve, ndërsa procesi do të realizohej në disa transhe.
Në të parën u ndanë 118 milionë denarë ku siç u tha u kompensuan 100 për qind 947 objekte.
Përmes komisionit për vlerësimin e
dëmeve Qeveria regjistroi rreth 4 mijë raste për t;u dëmshpërblyer. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2016,
ora 13:51