Vritet me plumb në gjoks biznesmeni shqiptar në SHBA (VIDEO)
Një biznesmen shqiptar në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vrarë mëngjesin e sotëm gjatë një tentative grabitje në biznesin e tij.

Viktima është Frano Juncaj, 59 vjeç, i cili u qëllua me plumb në gjoks nga grabitësit që tentuan të vidhnin biznesin e tij. Sipas policisë amerikane, dyshimet janë se autorin e zuri paniku, pasi mund ta njihte viktimën.

Megjithatë, nuk përjashtohen as pistat e tjera të hetimit, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për kapjen e vrasësit. Shqiptari drejton biznesin e familjes prej më shumë se 35 vitesh së bashku me vëllain e tij.

Familja e tij emigroi për në SHBA në vitin 1975. Shefi i Policisë së Detroidit tha se Frano Juncaj ishte njeri i dashur për komunitetin, punëtor dhe i qetë.

Ai pohoi gjithashtu se nuk ka qenë asnjëherë problematik./Albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 21:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori