U aksidentua në Krujë, shoferi i makinës ndërron jetë në spitalin e Traumës

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës shoferi i makinës tip “Benz” që u aksidentua ditën e sotme në fshatin Bushnesh në Krujë.

Kujtojmë se mjeti ishte duke udhëtuar në aksin e autostradës Mamurras – Fushë Krujë, ndërsa fillimisht shoferi u transportua me ambulancë në spital.

Për shkak të shpejtësisë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollit dhe ka dalë nga rruga, për pasojë makina është përplasur me murin rrethues./albeu.com/


Shtuar 28.02.2023 17:26