Vrasja që shokoi Amerikën (VIDEO-FOTO)
Pëlqej
Rrethinat e qytetit Ferguson në SHBA janë përfshirë nga trazirat, pas vrasjes së një adoleshenti me ngjyrë. Ai u qëllua disa herë nga një polic i bardhë, pavarësisht se ishte i paarmatosur. Një grua, që pretendon se ka parë një oficer policie duke vrarë Michael Brown, ka publikuar një video të trupit të tij të pajetë. Piaget Crenshaw tha se e publikoi videon tani, pasi druhej për sigurinë e saj.

Në pamjet e regjistruara në telefon, dëgjohet Crenshaw duke thënë: “Zoti e bekoftë shpirtin e tij, policia qëlloi këtë djalosh jashtë apartamentit tim”.

Ajo i tha CNN se e regjistroi ngjarjen pasi mendonte se diçka nuk shkonte siç duhet. “E dija që policia nuk duhej të ndiqte djalin dhe të qëllonte njëkohësisht. Në fakt ai u qëllua në fytyrë, diçka që më bëri përshtypje,” tha ajo.

Ajo tha se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur mes policit dhe adoleshentit, por shtoi se dukej sikur oficeri po tentonte ta fuste në makinë. Ajo tha se Brown u largua dhe ajo dëgjoi krisma, por duket se asnjë plumb nuk e kapi atë. Më pas ai u kthye dhe e qëlluan disa herë. “Ai po vraponte dhe kur ai u kthye, u qëllua,” tha ajo.
Vrasja që shokoi Amerikën

Shtuar më 19/08/2014, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori