Vrasja e amerikanit nga serbët, dëshmitari: Gjaku i dilte edhe nga sytë! (VIDEO)
Pëlqej
Vazhdon hetimi për vrasjen e studentit amerikan Bakari Henderson me 7 korrin në ishullin grek Zakintos.

Si dëshmitar është një serb i cili ishte me viktimën dhe shokët e tij, në natën kritike kur sulmohet nga serbë, gjashtë nga të cilët janë arrestuar.

“Në ora 3:00 të mëngjesit e lëshova gotën dhe u përula ta kap. Kur e çova pash një serb se si godet të riun nga shoqëria ime, amerikanin, që ia kthen me shishen që kishte në dorë. E goditi serbin në kokë. Pastaj ka dal para barit, me tre amerikanë”, thotë dëshmitari.
Ai e ka parë shokun tek vraponte e pas tij 30 serbë të tjerë, transmeton telegrafi.

“Gjithçka ndodhi shpejtë. Kur shkova në vendin ku vrapuan, e pash Hendersonin në tokë, pa vetëdije, e gjaku i dilte edhe nga sytë. Një nga shokët e tij mundohej t’i ofronte ndihmë”, shtoi dëshmitari. /albeu.com/

Shtuar më 16/07/2017, ora 20:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori