Vrapi në plazh e vë të riun para gjarprit vdekjeprurës (VIDEO)
Pëlqej
Një adoleshenti në Afrikë të Jugut vrapimi në mëngjes për pak sa nuk i mori jetën, kur hasi në njërin nga gjarpërinjtë më vdekjeprurës.

Videoja e filmuar në Scottburgh të Afrikës së Jugut, shfaq të riun duke e kapur me duar gjarprin tri metra në rërë, pasi frikësohej se mund ta pësoj dikush tjetër.

Ai më pas i ka telefonuar ekipeve kompetente të cilët e larguan nga plazhi, dhe e dërguan në një “strehimore” të gjarpërinjve.

Gjarpri “mamba e zezë” konsiderohet si gjarpri më i rrezikshëm në Afrikë, ku kafshimi i tij njihet si “puthja e vdekjes”. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori