Volsvageni me shpejtësi "skëterre", dalin pamjet e aksidentit tragjik në Elbasan (VIDEO)
Dalin
pamjet që tregojnë aksidentin e frikshëm në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ku një person humbi
jetën dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur.
Siç shihet dhe nga
pamjet e kamerave të sigurisë të siguruara nga Fax Neës, përplasja mes dy mjeteve që ecinin në krahe të kundërta të rrugës ka qenë shumë e fortë, dhe rezultoi fatale për pasagjerin në
mjetin tip
volsvagen, 35-vjeçarin Klevis Deda.
Shkak i aksidentit dyshohet që të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte mjeti tip
volsvagen, i cili ka hyrë në korsinë e minibusit, që po kthehej nga Korça, dhe është shkatërruar plotësisht.
Drejtuesja e mjetit
Volsvagen ndodhet në gjendje kritike për
jetën në spital, ndërkohë që lëndime më të lehta kanë marrë 5 persona që ndodheshin në
mjetin minibus, që po kthehej nga Korça drejt Tiranës.
Shtuar më 04/01/2021,
ora 09:32