"Voices for Life" aplikacioni më i ri për foshnjat që lindin para kohe (VIDEO)
Kompania Samsung po punon për të dhënë një ndihmë të madhe në shëndetsi. Projekti më i ri i Samsung është një makinë të re me ultratinguj e cila mund të tregojë shumë të dhëna të rëndësishme në mënyrë që të ndihmojë në zbulimin e hershëm të tumorit të gjirit.

Kompania është duke punuar në një aplikacion të ri i cili ndihmon që foshnjat e lindura para kohe të dëgjojnë nënat e tyre nga distanca.

Voices fo Life, aplikacioni i ri i cili është duke u zhvilluar nga kompania Samsung, mundëson që nëna të regjistrojë zërin e saj, rrahjet e zemrës, ose ninullat në telefonin e saj. Aplikacioni pastaj transmeton këtë incizim tek foshnja përmes një altoparlanti i cili është i vendosur afër krahut të foshnjës.

Ky aplikacion regjistron rrahjet e zemrës së nënës duke përdorur sensorin për zemër që e posedojnë smartfonët e Samsungut. Foshnjat e lindura para kohe kanë një rrezik më të lartë të moszhvillimit të gjuhës dhe deficiteve të vëmendjes. Zëri i këndshëm i nënës e gëzon foshnjën e lindur para kohe në kujdesin neonatal.

Ndër të tjera ky është një aplikacion që ndihmon prindërit që të lidhen me foshnjën e tyre në javët e para të rëndësishme, edhe kur ata nuk janë fizikisht pranë foshnjës. Kompania nuk ka zbuluar ndonjë informacion në lidhje me atë se sa është afër përfundimit të këtij aplikacioni ose cilat spitale do të përdorin këtë teknologji në të ardhmen. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2016, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori