Vodhën tre herë pikën e karburantit: Dalin pamjet e "aksionit" të bandës së shqiptarëve (VIDEO)
Një operacion i policisë
italiane i koduar “Kusar”, shpartalloi një bandë përgjegjëse për
grabitje të shumta kundër shpërndarësit të
karburantit në zonën e Santernos në provincën e Ravennas.
Grabitja e parë ndodhi natën e 8 korrikut. Dy kriminelë të armatosur me thikë dhe fytyrë të mbuluar
vodhën një shumë të konsiderueshme parash nga arka e shpërndarësit të
karburantit.
Më 12 dhe 16
gusht, u kryen edhe dy
grabitje të tjera, përsëri në dëm të të njëjtit shpërndarës, vlera e të cilit arriti në 4 mijë euro.
Mediat
italiane kanë publikuar pamjet e një prej grabitjeve në pikën e
karburantit.
Arrestimet bënë të mundur edhe zbulimin e një tjetër vjedhjeje më 19
gusht, që shënojnë grabitjen e pestë të dy shqiptarëve të arrestuar, përkatësisht 24 dhe 29 vjeç. Njëri ishte me leje qëndrimi të rregullt në Itali, ndërsa sapo kishte mbërritur në vendin fqinj. Policia sekuestroi materiale të ndryshme.
Shtuar më 22/08/2019,
ora 18:17