De Jong mbetet në Barcelonë, “skadon” oferta e Manchester United

Sipas Telegraf, Barcelona ka mbetur pa një ofertë në tavolinë për Frenkie de Jong.

Kjo gazetë pohon se oferta e dërguar nga Manchester United ka skaduar. Këtë herë nuk ka qenë klubi i Blaugrana, por lojtari që ka refuzuar të largohet pas marrëveshjes mes dy klubeve.

Barcelona vlerësoi një marrveshje që nënkupte një shifër deri në 80 milion euro. Në Angli vazhdon interesimiu nga Chelsea, por kjo për momentin nuk është përkthyer në një ofertë reale./albeu.com