Rama: Nga Pakoja e Madhe zjarrfikësit marrin nga 20 mijë lekë, policët 10 mijë

Kryeministri Edi Rama, përmes postimeve në Facebook, ka zbuluar sa shpërblim do të marrin për festa zjarrfikësit dhe policët.

Rama është shprehur se nga Pakoja e Madhem zjarrfikësit do të marrin 20 mijë lekë të rinj, ndërsa policët nga 10 mijë lekë të rinj.

“Rritja e pagave me 15% këtë vit për zjarrfikësit, bashkë me 20 000Lekët (e reja) nga Pakoja e Madhe e këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, do ta bëjnë praktikisht zero impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e familjeve të tyre, ndërkohë që paga për zjarrfikësit do të vijojë të rritet më tej, si mbështetje e domosdoshme për një shërbim gjithnjë e më të kërkuar në kushtet kur zjarret po bëhen një problem i madh për gjithë botën

10000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, pas rritjes së pagave para disa muajsh me 15% për inspektorët e nënkomisarët dhe 7% për komisarët e Policisë së Shtetit, do ta zerojnë impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin familjar të punonjësve të policisë në këtë dimër të vështirë për të gjithë, duke dëshmuar po ashtu vëmendjen e pandarë të qeverisë jo vetëm ndaj shtresave më në nevojë, po edhe ndaj shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 30.12.2022 15:52