Vjen 2020! Spektakël fishekzjarrësh dhe festë në Tiranë (VIDEO)
Ashtu si edhe çdo vit, qindra qytetarë të Tiranës u mblodhën në Sheshin Skënderbej për të ndjekur spektaklin e fishekzjarrëve në natën e ndërrimitviteve.

Edhe pse temperaturat ishin të ulëta, të rinj e familjarë nuk munguan në takimin me Vitin e Ri 2020">2020, në rrugët e kryeqytetit.

Si çdo vit nuk mungoi mesazhi i Kryebashkiakut Veliaj, por edhe koncerti festiv me yjet shqiptarë të muzikës. Ndryshe nga vitet e tjera, Veliaj ia kushtoi fjalën e tij të prekurve nga tërmeti dhe solidaritetit të treguar mes shqiptarëve.

Edhe në qytetet e tjera të vendit mbizotëronte atmosfera festive, për një natë të veçantë, siç është ajo e ndërrimitviteve.

Një pjesë e tyre më pas janë drejtuar tek të afërm, apo në disa prej lokaleve të kryeqytetit ku festa vazhdon deri në orët e para të mëngjesit.
Shtuar më 01/01/2020, ora 00:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori