Vjedh krokodilin dhe dy pitonë nga kopshti zoologjik (VIDEO)
Një hajdut është kapur në kamera në një kopsht zoologjik duke vjedhur një krokodil dhe dy pitonë.

Ai hyri në Canberra Reptile Zoo mëngjesin e së premtes dhe mori një piton të quajtur Tim Tam, një piton të quajtur Zebra dhe krokodilin Jaws Jr.

Pamjet e grabitjes u publikuan online.

Zyrtarët thanë se burri e dinte shumë mirë se kë nga zvarranikët do vidhte pasi u shfaq duke vjedhur ushqime për tu kujdesur për to.

Megjithatë ata frikësohen për jetën e Jaws Jr pasi krokodili nuk jeton nëse nuk kujdesesh mirë për të.

Asnjë prej zvarranikëve nuk është rrezik për publikun.
Shtuar më 20/07/2019, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori