“Video-ja e arrestimeve në Vlorë e sajuar si në filma" (VIDEO)
Ish kryeministri Berisha, në postimin e radhës në Facebook nënvizon se videoja e shpërndarë nga policia për arrestimin e një personi të armatosur në Vlorë, është e sajuar.

Duke iu referuar një mesazhi të ardhur në adresën e tij, Berisha shprehet se aksioni i policisë është i “sajuar si nëpër filma”.

"Polici dixhital denoncon si skandaloze videon e policise se shtetit!

Pershendetje Doktor!

Kete video e ka publikuar vete Policia e Shtetit.

Eshte vertete skandaloze.

Ky aksion eshte i sajuar si ne filma.

Po te shikosh me vemendje, te dy personat qe arreston policia jane te prangosur ne doren e majte dhe nuk levizin dot. Kjo eshte skandaloze". /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori