Makina përplas këmbësoren në Tiranë

Një aksident ka ndodhur në Tiranë. Një mjet ka përplasur një këmbësore, rreth 50 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.04.2023, në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, mjeti me drejtues shtetasin N. I., ka aksidentuar një shtetase (këmbësore) rreth 50 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.